Shkurt.ch
Para Gothardit pritet 2 orë
Që në orët më të hershme të mëngjesit ka arritur sërish në 11 kilometra, sa ishte në mbrëmjen e kaluar.
As nata në mes të të premtes dhe të dielës nuk ka sjellë zvogëlim të kolonës në portalin verior të Tunelit të Gothardit, njofton srf.ch. Kolona e makinave në autostradën A2 që në orët më të hershme të mëngjesit ka arritur sërish në 11 kilometra, sa ishte në mbrëmjen e kaluar. Ndërsa zhvillimi i kolonave ka filluar të premten në të dyja anët e tunelit. Kjo po ndodh tani kur pushimet verore janë në kulm dhe numri i atyre që ia mësyjnë jugut për pushime është afërsisht i barabartë me numrin e atyre që kthehen nga pushimet.
Pak pas orës 2 të pas mesnatës makinat kishin bërë tashmë një rresht prej gjashtë kilometrash në mes të lokaliteteve Erstfeld dhe Göschenen, në afërsi të tunelit, ka njoftuar Viasuisse. Në orët në vijim, kolona ka vazhduar të rritet pandërprerë. Në orën 5 e 30 pastaj koha e pritjes në portën veriore ka arritur deri në një orë e 50 minuta.
Qarkullimi në Amsteg (Kantoni Uri) është ndërprerë përkohësisht për shkaqe sigurie.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










