Kosova
Papunësia te të rinjtë shqiptarë është më e larta në Europë
Ndonëse bizneset po ankohen si asnjëherë tjetër për mungesën e fuqisë punëtore dhe tregu po e vuan ikjen e brezit të ri, papunësia te të rinjtë shqiptarë është më e larta në Europë, sipas të dhënave të INSTAT dhe Eurostat, teksa shumë prej tyre po preferojnë të largohen, ose “refuzojnë” të punojnë në punë që paguhen pak, përcjell albinfo.ch.
Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 21,5% në 3-mujorin e fundit 2022 dhe rreth 20.7% për vitin 2022.
Në krahasim me mesataren europiane prej 6.3% (të raportuar nga Eurostat), shkalla e papunësisë tek të rinjtë shqiptarë është mëse tri herë më e lartë.
Edhe në raport me shtetet e tjera të rajonit, treguesi është shumë më negativ.
Sipas Eurostat, në Serbi papunësia tek grupmosha 15-29 vjeç ishte 8.6% në 2022.
Në Maqedoninë e Veriut treguesi ishte 14% në 2020 dhe Mal të ZI 13.8% në vitin 2020 (e dhëna e fundit e disponueshme për të dy shtetet).
I gjithë rajoni ka arritur ta ulë papunësinë tek të rinjtë vitet e fundit (Maqedonia e Veriut e kishte treguesin mbi 20% deri në vitin 2015), ndërsa në Shqipëri në vitin 2022 papunësia tek të rinjtë shënoi një rritje të lehtë. Shqipëria është e vetmja në Europë që e ka ende shkallën e papunësisë tek të rinjtë mbi 20% (të dhënat për Kosovën mungojnë).
Në tetor-dhjetor 2022 rezultuan në vend të papunë 75,050 persona të moshës 15-29 vjeç, ose 3,669 te rinj më shumë të papunë se njëjta periudhe e vitit të mëparshëm, me rritje gati 5.1%.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se sipas nivelit arsimor, papunësia te grupmosha 15-29 vjeç, është më e lartë për ata me arsim të mesëm (25.3) dhe më pak për arsimin 8/9 vjeçar (18.9%) dhe atë të lartë (18.7%).
Sipas gjinisë, papunësia është më e lartë tek të rinjtë (22.4), ndërsa të rejat e kanë këtë tregues 20.5%.
Në Europë, përqindja e të rinjve të papunë ulet në 6.3% në 2022
Sipas Eurostat, në vitin 2022, 4.48 milionë të rinj të moshës 15 deri në 29 vjeç ishin të papunë në Bashkimin Europian, duke përfaqësuar 6.3% të popullsisë totale të së njëjtës moshë. Duke parë tendencën afatgjatë, kjo përqindje në vitin 2022 shënon një nivel të ulët historik, që nga fillimi i matjes së serive kohore në 2009 (9.0%).
Situata midis vendeve të BE-së është shumë e ndryshme.
Përqindja e të rinjve të papunë mbi popullsinë totale, ishte nën 4% në Çeki (2,0%), Gjermani dhe Bullgari (3,3% secila), si dhe në Hungari dhe Poloni (3,5% secila).
Nga ana tjetër, përqindja ishte mbi 8% në Spanjë (11.2%), Greqi (10.6%), Suedi (10.3%) dhe Qipro (8.8%).
Krahasuar me vitin 2021, pjesa e të rinjve të papunë mbi totalin e popullsisë, është ulur në shumicën e vendeve të BE-së. Përjashtim bëjnë Qiproja, Letonia (+0,1 pikë përqindje secila), Rumania (+0,3 pikë përqindje) dhe Estonia (+0,4 pikë përqindje), ku kjo përqindje u rrit lehtë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
Jeta në Austri
-
Bora zbardh Austrinë Austria sot është mbuluar nga bora. Mediat raportojnë se në vendet malore, reshjet kanë qenë më...
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa