Shkurt.ch
Papa Françesku viziton Zvicrën më 21 qershor
Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset, së bashku me ministrat tjerë të vendit do ta presë Papa Françeskun më 21 qershor në Gjenevë
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku do të vizitojë Zvicrën më 21 qershor të këtij viti. Lajmin për vizitën e tij, të publikuar më parë nga SDA, e ka konfirmuar edhe për radion SRF Kancelaria Federale në Bernë.
“Këshilli Federal është i gëzuar që Papa e ka pranuar ftesën e bërë”, thuhet në konfirmimin e Kancelarisë Federale. Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset, së bashku me ministrat tjerë të vendit do ta presë Papën më 21 qershor në Gjenevë, transmeton albinfo.ch. Ata do të jenë aty si pjesë e një bashkëbisedimi zyrtar, thuhet më tutje në përgjigjen e Kancelarisë. Modalitetet tjera të vizitës së Papës në Zvicër janë ende në përpunim e sipër.
Vizita e fundit që një Papë ka bërë në Zvicër ka qenë ajo e Papa Gjon Palit të Dytë. Ai kishte qenë në Zvicër, në Bernë në vitin 2004.
E-Diaspora
-
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen Fëmijët shqiptarë të kësaj zone tashmë kanë mundësi të ndjekin mësimin në gjuhën amtare, ndërsa Konsullata... -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











