Lajme
Pandemia mund të zgjasë deri në dy vjet, thotë shefja e OBSH-së në Kosovë
Drejtoresha e Zyrës së OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, ka thënë se rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka qenë e pritshme, por jo deri në këtë masë siç po ndodh në Kosovë.
Në edicionin special në Klan Kosova, ajo ka thënë se institucionet përkatëse duhet jenë të përgatitura dhe të përpilojnë strategji dhe qytetarët t’i respektojnë rekomandimet, përcjell albinfo.ch.
“Nuk duhet të jetë një studim shkencor për të parë se çfarë po ndodh. Rritja e numrit të rasteve është pritur pas çlirimit të masave, por jo deri në këtë masë siç po ndodh në Kosovë. Ajo që po ndodh është në lidhshmëri me mosrespektimin e masave që janë alfa dhe omega në parandalimin e sëmundjes. Kjo në Kosovë nuk është duke ndodhur – po vërehet një injorim nga ana e qytetarëve dhe nuk po respektohen rekomandimet e institucioneve përkatëse. Covid-19 karakterizohet me një shkallë të përhapjes dhe me një shkallë të lartë të infektueshmërisë – kjo është arsyeja pse përhapet kaq shpejt. Nëse nuk i ndërmarrim masat parandaluese, rritja është e menjëhershme”.
Sipas saj, çdo largim nga masat e rekomanduara, ndikon deri te rritja e numrit enorm të rasteve siç po ndodh në Kosovë.
“Masat ndoshta nuk janë të vonuara, por në kohë kur është bërë lirimi i masave, është dashur të kërkohet nga pronarët e kafeneve dhe nga qytetarët që ta mbajnë distancën fizike dhe maskat”.
Humolli shton se edhe vendimet politike jostabile, po shkaktojnë paqartësi te qytetarët.
“Nuk mund të them se është dështim i shtetit duke pasur parasysh se në ligjet në fuqi ka mangësi shumë të mëdha, sidomos në aspektin e dënimeve. Merret një vendim nga MSH dhe menjëherë e quajnë antikushtetues. Kjo po shkakton një paqartësi se cilat vendimet duhet t’i respektojnë qytetarët e Kosovës”.
Madje, sipas saj, pandemia mund të zgjasë deri në dy vjet.
“Kjo është një situatë, e cila nuk pritet të përfundojë shpejt, më së paku pritët që të zgjatë 1 deri në dy vjet. Nuk do të ketë normalitet sikur para Covid-19. Kjo do të lidhet me vendosjen e masave dhe distancën. Edhe unë e kam pasur të vështirë ta mbaj maskën, por pas një kohe të shkurtër mësohemi me të”.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













