Kosova
Pagesa për Rrugën e Kombit nga 17 shtatori
Për banorët e Kukësit dhe transportin publik tarifa do të jetë 100 lekë, ndërsa për frekuentuesit e shpeshtë do të ketë ulje nga 10% deri në 40%
Pagesa për Rrugën e Kombit do të rinisë më 17 shtator. Burime të televizionit oranews nga grupi negociator ndërministror bëjnë me dije se për banorët e Kukësit dhe transportin publik tarifa do të jetë 100 lekë, ndërsa për frekuentuesit e shpeshtë do të ketë ulje nga 10% deri në 40% në varësi të numrit të kalimeve në një muaj.
Ndërkohë që edhe për përdoruesit e shpeshtë është vendosur ulje e tarifës e cila do të përllogaritet në bazë të lëvizjeve që do të kryhen në një muaj.
Sa më shumë të udhëtojë një qytetar apo një biznes, aq më shumë ulje përfiton, e cila varion nga 10% në 40%. Nga 10 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë përfiton zbritje në masën 10%; Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë përfiton zbritje në masën 20%; Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë përfiton zbritje në masën 30%; Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë përfiton zbritje në masën 40%.
Tarifa në fillim ishte vendosur 5 euro për një drejtim por që pati reagime të mëdha sa që banorët e Kuksi në një protestë i shkatërruan kabinat për pagesa.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











