Shkurt.ch
Pagat e shefave të ndërmarrjeve publike, jo më të mëdha se 500 mijë franga
Një mocion nga SP/PS kërkon që menaxherët e postës, Swisscom-it dhe SBB/CFF të mos mund të paguhen më shumë se 500 mijë franga në vit
Iniciativa mbi shërbimin publik është hedhur poshtë të dielën nga vota e popullit. Ajo, veç tjerash kërkonte që shefat e ndërmarrjeve publike të barazoheshin në të ardhurat e tyre me shërbyesit tjerë të administratës në nivel federal.
Por, edhe pas dështimit të iniciativës, Partia Socialdemokrate po kërkon që të ardhurat e shefave në fjalë të kenë një kufi të epërm prej 500 mijë frangash në vit. Këtë e ka kërkuar me një mocion parlamentar deputeti nacional nga partia e përmendur dhe sindikalisti i njohur Corrado Pardini. Ai ka kërkuar që menaxherët e postës, Swisscom-it dhe SBB/CFF të mos mund të paguhen më shumë se 500 mijë franga në vit, njofton srf.ch.
Shefi i grupit parlamentar të SP/PS; Roger Nordmann është ndërkaq i sigurt se ky mocion do të ketë mbështetje edhe jashtë kampit të majtë, transmeton albinfo.ch. “Ka edhe në spektrin e qendrës politikanë që mendojnë se shefi i SBB-së nuk duhet të ketë patjetër rrogën vjetore 1 milion franga ose shefi i Swisscom-it, dy milionë”, ka thënë ai.
Këtë qëndrim e konfirmon në një mënyrë edhe kryetari i CVP/PDC-së, Gerhard Pfister. Ai thotë se duhet të ketë një dallim në mes të pagesës që u bëhet menaxherëve të ndërmarrjeve publike dhe atyre të kompanive private.
Por në vetë ndërmarrjet e apostrofuara nuk pajtohen me përmbajtjen e këtij mocioni. Kryetari i këshillit menaxherial të SBB-së, Ulrich Gygi ka thënë se është kundër aktivizmit politik, përcjell albinfo.ch. Nevojitet një analizë më e thelluar dhe në fund do të jetë Këshilli Federal që do të vendosë rreth kësaj.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











