Bota
Padi civile kundër Weinstein në Nju Jork
Një aktore e re britanike, ka paditur producentin Harvey Weinstein në gjykatën federale të Nju Jorkut, duke e akuzuar për trafikim, meqë ky e kishte ftuar në një hotel në Francë dhe e sulmoi seksualisht.
Padia civile e dorëzuar nga 31-vjeçarja, Kadian Noble akuzon producentin për shkelje të ligjeve amerikane kundër trafikimit, e ngjarja kishte ndodhur në Cannes.
Avokati i Novle po përpiqet kështu të vendos precedent legal duke përmbledhur akuzat ndaj producentit jashtë SHBA-së.
E, duke iu përgjigjur padisë, Holly Baird zëdhënëse e producentit, ka mohuar akuzat për marrëdhënie të padëshiruara seksuale. Ajo megjithatë nuk komentoi nëse Weinstein ka shkelur ligjin kundër trafikimit.
Avokatët e intervistuar nga “Reutersi” e kanë përshkruar këtë padi si shumë inovative dhe thonë se do ta përcjellin nga afër rastin, por patën pikëpamje të përzierja nëse e gjithë kjo do të ketë sukses në gjykatën federale.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












