Lajme
Pacolli zëvendëskryeministër dhe shef i diplomacisë
Brenda majit do të ketë riformatim të Qeverisë së Kosovës. Kjo do të ndodhë pas marrëveshje që është arritur dje midis kreut të PDK-së, Hashim Thaci, njëherësh kryeministër dhe kreut të AKR-së në dorëheqje, Behgjet Pacolli.
Riformatimi i Qeverisë do të prek Ministrinë e Punëve të Jashtme, që deri më tani I ka takuar PDK-së, ndërsa tash këtë dikaster do ta drejtojë partneri qeverisës, AKR-ja.
Sipas mediave, këtë post do të drejtojë Behgjet Pacolli, i cili njëkohësisht do të jetë edhe zëvendëskryeministër, i angazhuar për investime.
Zyrtarë të lartë të të dyja partive të koalicionit qeverisës kanë negociuar dje për hisen që do t’i takojë AKR-së në Qeveri, pas heqjes dorë të Pacollit nga kandidatura për president.
Po ashtu, në bazë të marrëveshjes së re midis Thaçit dhe Pacollit, AKR-ja, përpos Ministrisë së Punëve të Jashtme, do të drejtojë edhe një ministri shtesë, që do të thotë se do të drejtojë me pesë ministri.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











