Kosova
Pacolli: Serbia po përdor metoda të ndyra për çnjohje të Kosovës
Në një deklaratë për gazetën angleze “Sunday Express”, Pacolli ka përmendur korrupsionin dhe shitjen e armëve
Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, e ka akuzuar Serbinë për përdorimin e metodave të ndyra për të bindur shtetet e varfra afrikane që të tërheqin njohjen e Kosovës.
Në një deklaratë për gazetën angleze “Sunday Express”, Pacolli ka përmendur korrupsionin dhe shitjen e armëve.
“Njohja e Kosovës nga e gjithë bota është proces i pakthyeshëm dhe kjo e ka forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Fushata serbe që përdor mito, korrupsion, shitje armatimi dhe të tjera metoda të ndyra për t’i detyruar individët që të lëshojnë nota diplomatike false për çnjohjen e Kosovës, është fushatë e turpshme për një shtet evropian që e ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, ka thënë Pacolli, raporton KTV.
Ambasada serbe në Londër ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e “Sunday Express” për akuzat e Pacollit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë? Jo vetëm ata që kanë lindur me pasaportë austriake duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Nëse jeni...
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj