Bota
Pacientja e mbuluar e dëbon nga dhoma austriakun, i cili kishte vajzën e sëmurë
Familja austriake asnjëherë nuk ka qenë kundër ndalesës së mbulimit të grave dhe asgjë nuk ka kundër refugjatëve, mirëpo mënyra se si është larguar nga spitali, e ka zhgënjyer në masë të madhe. Nga ana tjetër, spitali i ka filluar hetimet lidhur me rastin
Një paciente e mbuluar, myslimane, në Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës, ka kërkuar me forcë që nga dhoma të largohet babai i një pacienteje 23-vjeçare të sëmurë rëndë, të cilën e ka shoqëruar.
Pasojnë shkëmbime fjalësh, ndërsa personeli i spitalit ka kërkuar që babai i 23-vjeçares të largohet nga spitali. Shtetasi 56-vjeçar austriak është zhgënjyer pa masë nga ky reagim: “Kupa është mbushur. Ne ndihmojmë me gjithë dëshirë, por nuk lejojmë që në këtë mënyrë dikush të na bëjë presion. Kjo nuk mund të durohet”.
Nga spitali në fjalë kanë theksuar se babai i pacientes ka hyrë në spital jashtë orarit të caktuar për vizitë dhe nuk është sjellur si duhet. Përpos kësaj, ndalesa e mbulimit të grave nuk vlen në dhomat e spitalit.
Familja Salfenauer nga rrethina e Vjenës, Donaustadt është ballafaquar me një histori të tmerrshme: Vajza Chiara ishte sëmurë para pesë vitesh nga skleroza e shumëfishtë, një sëmundje e pashërueshme neurologjike. Vajza 23-vjeçare është duke u trajtuar nga Spitali i Përgjithshëm i Vjenës dhe në çdo gjashtë muaj, ajo është e detyruar të qëndrojë nga një natë në spital.
Pasi trajtimi mjekësor me medikamente mund të jetë i rrezikshëm për jetë, babai dhe nëna e saj janë të obliguar ta shoqërojnë në çdo hap, ka pohuar Robert Salfenauer në një intervistë me gazetën “Krone”, përcjell Albinfo.ch.
Të hënën e kaluar, familja sërish është dashur të qëndrojë me vajzën në spital, ku iu kishin thënë se në dhomë është një grua e mbuluar, së cilës i pengon prania e gjinisë mashkullore. Atij i është lejuar të afrohet vetëm deri te hyrja e dhomës, prej ku nuk ka pasur ndonjë pamje nga gruaja e mbuluar. “Por, gruaja e dëgjoi zërin tim dhe menjëherë filloi të bërtasë dhe të ofendojë në mënyrën e saj, duke pohuar se unë nuk kam se çfarë të kërkoj në dhomë dhe do të duhej të zhdukesha menjëherë. Ajo nuk mund të durojë praninë e një mashkulli në dhomë dhe ajo mund të vendos se kush mund të hyjë në dhomë”, e përshkruan ngjarjen Salfenauer.
Më pas, familja është tërhequr nga dhoma dhe një mjeke ka ardhur me një truproje, duke i këshilluar që të largohen nga spitali. Natyrisht se ajo është zhgënjyer në masë të madhe nga reagimi i gruas së mbuluar, pasi sipas saj, është jo e arsyeshme që një grua e mbuluar radikale të vendosë nëse mund ta vizitojë vajzën e sëmurë apo jo.
Familja austriake asnjëherë nuk ka qenë kundër ndalesës së mbulimit të grave dhe asgjë nuk ka kundër refugjatëve, mirëpo mënyra se si është larguar nga spitali, e ka zhgënjyer në masë të madhe. Nga ana tjetër, spitali i ka filluar hetimet lidhur me rastin.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja...
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












