Kosova
Pacientes i hiqet me sukses tumori që ia kishte verbuar syrin
Në Klinikën e Neurokirurgjisë të QKUK-së në Prishtinë, pacientes iu është hequr me sukses tumori që ia kishte verbuar syrin.
Sipas QKUK-së, pacientes K. R (1964 ), i ishte verbuar syri i djathtë si pasojë e një tumori të bazës së trurit. Tumori pacientes i kishte verbuar syrin e djathtë, përcjell albinfo.ch.
“Pas përgatitjes pre-operatore, më 21 nëntor pacientja operohet në Klinikën e Neurokirurgjisë nga tumori i bazës së kokës me diagnozë tumor i regjionit ballor të bazës së trurit që është një rast shumë sfidues për nga aspekti neurokirurgjik. Operimi ka zgjatur 9 orë, me ç’rast masa tumorale është larguar në tërësi. Pacientja post-operativisht është pa deficite neurologjike evidente. CT e kokës kontrolluese është realizuar dhe është pa mbetje tumorale. Pacientja është hospitalizuar në klinikë, pasi që e njëjta ka pasur vështirësi në të pamur dhe i ishte verbuar syri i djathtë. Me imazheri radiologjike (MRI) është diagnostikuar shkaktari. Në aspektin shkencor, tumoret e tilla për nga natyra janë beninje, por lokalizimi i tyre është “malinj”. Rasti në fjalë është tejet sfidues për operim edhe për qendrat më të sofistikuara botërore, andaj kjo e bën qendrën tonë të veçantë”, thuhet në njoftim. Të gjitha strukturat vaskulare dhe nervore të bazës së trurit kanë qenë të involvuara nga masa tumorale. Vlera e operimeve të tilla në institucione jashtë vendit është 60.000- 80.000 euro”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte