Kosova
OVL e UÇK-së organizon protestë në Tiranë më 17 tetor
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar sot se protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet në Tiranë.
Kryetari i organizatës, Hysni Gucati bëri të ditur se kjo protestë në kryeqytetin e Shqipërisë, vjen pas protestave në Prishtinë dhe Hagë.
“Pas protestës së mbajtur në Prishtinë dhe në Hagë, protestën e radhës ta organizojmë në Tiranë. Arsyet janë të qarta dhe të njohura për opinionin publik, padrejtësia që po ushtrohet në Gjykatën special ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Gucati shprehu mirënjohje për qeverinë shqiptare për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj kësaj çështje madhore e kombëtare.= ndërsa njoftoi se protesta paqësore do të mbahet më 17 tetor në orën 17:00, derisa u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë që të bashkohen në këtë protestë për të ngritur zërin ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale.
“Le të ngrihemi të gjithë si një zë i vetëm për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët tanë dhe për t’iu kundërvënë padrejtësisë. Ju mirëpresim të gjithëve në Tiranë”, tha Gucati.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











