Kosova
Osmani takohet me Hahn: Liberalizimi i vizave, zotim i papërmbushur i BE-së
Ajo ka ritheksuar se liberalizimi i vizave ka mbetur zotim i pa përmbushur i BE-së karshi qytetarëve të Kosovës
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot vizitë zyrtare në Bruksel me ftesë të komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn, thuhet në një komunikatë e LDK-së.
Përveç takimit me komisionarin Hahn, ajo ka zhvilluar takime edhe në Parlamentin Evropian, ku u prit nga zëvendës presidenti i Parlamentit Wieland, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, David Mccallister, euro-deputetët Lucas Mandl dhe Andrew Kovachev, si dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë në EPP, Patrick Voller.
Nënkryetarja Osmani ka zhvilluar takime edhe në EEAS (Shërbimin e Jashtëm të BE-së) ku u prit nga sekretarja e Përgjithshme Helga Schmidt dhe drejtoresha për Evropë në EEAS Angelina Eichhorst.
Në këto takime, Osmani ka diskutuar lidhur me zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë, të arriturat dhe sfidat gjatë këtij procesi si dhe diskutimet aktuale rreth formimit të Qeverisë së re.
Gjatë takimeve u trajtua tema e dialogut Kosovë-Serbi, përpjekjet e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, si dhe reformat e nevojshme për proceset integruese për Kosovën.
Ajo ka ritheksuar se liberalizimi i vizave ka mbetur zotim i pa përmbushur i BE-së karshi qytetarëve të Kosovës, thuhet në komunikatën për media të LDK-së.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












