Kosova
Osmani: LDK nuk kërkon poste, synimi është shmangia e zgjedhjeve të reja
Ish-presidentja Vjosa Osmani thotë se interesi i shtetit duhet të jetë mbi marrjen e pushtetit, ndërsa LDK-ja, sipas saj, nuk kërkon pozita politike dhe synon zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën politike në vend dhe mundësinë e shmangies së zgjedhjeve të reja, transmeton albinfo.ch.
Osmani ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk kërkon poste apo pjesëmarrje në pushtet, por synon që vendi të dalë nga situata aktuale dhe të zgjedhë presidentin e Republikës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i japim vendit President të Republikës që mbron Kushtetutën dhe vendin”, ka shkruar Osmani.
Sipas saj, në vendimmarrjen politike duhet të mbizotërojë interesi shtetëror dhe jo interesi për marrjen e pushtetit.
Osmani ka theksuar gjithashtu se vendimet e sotme politike duhet të merren duke pasur parasysh edhe ndikimin që ato do të kenë te gjeneratat e ardhshme.
“Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”, ka shkruar ajo.
Deklarata e Osmanit vjen në një periudhë të pasigurisë politike, ndërsa partitë po diskutojnë mundësitë për tejkalimin e ngërçit institucional dhe shmangien e një procesi të ri zgjedhor./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











