Kosova
Osmani: Gratë e dhunuara në luftë janë vetë nderi i Kosovës
Osmani rithekson mbështetjen ndaj viktimave të dhunës seksuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 25-vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), tha se duhet të luftohet që historia e vendit tonë të mos përsëritet dhe se padrejtësitë nuk duhet të kalojnë në heshtje, përcjell albinfo.ch.
Ajo vlerësoi Vasfije Krasniqin, dhe gratë e tjera kosovare që janë viktima të dhunës seksuale në Kosovë, dhe i quajti “heroina të vendit”.
“Ju keni arritur që këtë dhimbje të Kosovës ta shndërroni në një mesazh të paepur të thirrjes për drejtësi, ta dëshmoni që ata që menduan që mund ta çnderojnë Kosovën në fakt asnjëherë nuk kanë arritur dhe nuk do të arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë sepse ju jeni heroinat, krenaria dhe vetë nderi i Kosovës. Puna e cila nuk e ka fundin në këtë 25-vjetor por e ka v etëm fillimin sepse dua t’iu siguroj që mbështetja jonë për ju nuk do të ndalet por do të rritet dhe do të vazhdojë dhe ne gra e burra të Kosovës do të luftojmë për këtë kauzë”, u shpreh Osmani në konferencën Ndërkombëtare mbi dhunën seksuale lidhur me konfliktin, e organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Ajo tha se dhuna seksuale u përdor si arma më mizore kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Sikurse në shumë vende të tjera para luftës në Kosovë, edhe në luftën e Milosheviqit, u përdor si një armë, arma më mizore që ka njohur njerëzimi. Shkaktoi dhimbje që do të përshkonte gjeneratat. Pavarësisht të gjithave, historia dëshmoi dhe populli dëshmoi një qendresë të paepur e të jashtëzakonshme dhe kjo u dëshmua nëpërmjet guximit të të mbijetuarave për ta ngritur zërin, treguan një të vërtetë që kombi ynë e ka treguar ndër shekuj. Nuk ka krim që mund ta thyejë shpirtin e një populli, nuk ka. Duhet të luftojmë që historia mos të përsëritet, e dimë se nuk mjafton thjesht ta kujtojmë të kaluarën, padrejtësitë nuk duhet të kalojnë në heshtje. Lufta për drejtësi nuk është e lehtë, por kjo nuk duhet të na zmbrapsë nga synimi ynë për të krijuar mekanizma edhe më efektiv që mbështesin të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës”, tha presidentja Osmani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











