Lajme
Rekord absolut: Ofron 826 mijë franga për dy targa të makinës
Në një ankand targash, një ofertues i panjohur ka ofruar shumën rekord prej 826 mijë frangash për dy targat “BL 49” dhe “BL 850”. Konsiderohet të jetë serioz
Ende nuk është punë e kryer por megjithatë, në kantonin e Baselland-it, dikush është i gatshëm të paguajë një shumë “stratosferike” për dy targa. Nëse i paguan, kjo shumë do të ishte katërfish më e lartë se rekordi i deritashëm zviceran.
Në Krishtlindje, një ankand për “BL 49” dhe “BL 850” ka përfunduar me një ofertë rekord prej gjithsej 826,000 frangash për të dyja targat, transmeton albinfo.ch. Asnjëherë nuk është ofruar më shumë për një targë.
Por a mund të jetë kjo një shaka? Në fund të fundit, numrat 49 dhe 850 nuk janë më të veçantët deri tani. Për personin me pseudonimin “UeliMueli44”, megjithatë, duket se ato kanë vlerën më të madhe, shkruan 20minuten.ch. Por, a mund të paguajë edhe personi që qëndron pas këtij pseudonimi?
“Personi është i njohur për ne dhe tashmë ka paguar targa, në raste të tjera. Gjithçka deri tani e ka paguar gjithmonë”, thotë Pascal Donati, shef i inspektimit të mjeteve motorike në Baselland. Natyrisht, ai nuk e tregon emrin e personit.
Sidoqoftë, shuma e ofruar nuk ishte marrë deri të martën. Personi i zotuar tani ka 30 ditë për të transferuar paratë. Nëse pagesa nuk bëhet në kohë, departamenti i inspektimit të automjeteve motorike mund t`i kërkojë “UeliMueli44” të paguajë një tarifë kompensimi prej 250 frangash.
Pavarësisht nëse vendimi për të paguar shuma kaq të mëdha duket i çuditshëm ose megaloman për shumicën, shteti është i kënaqur që individët të caktuar duan të paguajnë një pasuri të tërë për targat e tyre, përcjell albinfo.ch. Nëse realisht transferohen 826,000 franga, e gjithë shuma do të derdhet në arkat e kantonit.
(Foto: Facebook Kanton Basel-Landschaft)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












