Kosova

OEK dhe MINT diskutojnë kërkesat e bizneseve të Diasporës

Diaspora është pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, së bashku me përfaqësuesin e Zyrës së Diasporës së OEK-ut në Stuttgart, Ilir Syla, dhe bashkëpunëtorët e tij, mirëpritën Zëvendësministrin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Jeton Mehmeti.

Në fokus të takimit ishin kërkesat dhe nevojat konkrete të bizneseve të Diasporës, me theks të veçantë në lehtësimin e proceseve dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

U theksua rëndësia e Zyrave të Diasporës në kuadër të OEK-ut, si urë lidhëse ndërmjet bizneseve të Diasporës, OEK-ut dhe institucioneve, për adresimin më efikas të kërkesave dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe investime.

Palët u pajtuan për vazhdimin e komunikimit dhe koordinimit të drejtpërdrejtë, me qëllim mbështetjen e bizneseve të Diasporës dhe forcimin e lidhjeve ekonomike me Kosovën.

Diaspora është pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës.