Lajme
OBSH: Përshëndetja me bërryl është e rrezikshme
Përshëndetja me bërryl, e cila u shndërrua në një zakon pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit, duhet të shmanget, pasi është shumë e rrezikshme.
Të paktën kështu pretendon kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Ai shpërndau në rrjetin social Twitter një mesazh të ekonomistes Diana Ortega, e cila deklaronte se OBSH nuk rekomandon përshëndetjen me bërryl, por përshëndetjen duke vendosur dorën në “zemër”.
“Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, nuk e këshillon përshëndetjen me bërryla, pasi nuk ruhet distanca e sigurisë, duke rritur kështu mundësinë për transmetimin e infeksionit”, shkroi në Twitter, Ortega.
Një mesazh ky që ka vendosur në mëdyshje shumë persona, duke përfshirë politikanë, por edhe shumë personazhe të jetës kulturore, e kanë praktikuar këtë lloj përshëndetjeje, sidomos pas rekomandimit për të mos shtrënguar duart si një masë parandaluese, fillestare, për transmetimin e virusit Covid-19 nga njëri person tek tjetri.
Pavarësisht kësaj, nëse rikthehemi në kohë, duke filluar që nga data 7 mars, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e kishte rekomanduar si një praktikë të gabuar përshëndetjen me bërryla.
“Kur përshëndetni njerëzit është shumë më mirë ta shmangni përshëndetjen me bërryla, pasi ju zvogëloni distancën ndaj një personi tjetër në më pak se 1 metër. Më pëlqen të përshëndes njerëzit, duke vendosur dorën në zemër”, shkroi drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Një këshillë që në atë kohë kaloi pa rënë në sy.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












