Kosova
O’Brien: Kurti të ndërpresë veprimet provokuese, ndikojnë negativisht në partneritetin tonë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien, ka reaguar për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës për mbylljen e komunave ilegale. Ai i quajti “të pakoordinuara dhe provokuese” Qeprimet e qeverisë së Kosovës, ndërsa kryeministrit Albin Kurti i bëri thirrje që të konsultohet dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA.
O’Brien shpërndau edhe reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë, SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresë veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar ai.
Ambasada amerikane mbrëmë tha se veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit të tyre me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj.
“Me urdhër të autoriteteve politike të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar sot, më 30 gusht, operacione kundër institucioneve të mbështetura nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky veprim nuk ishte i koordinuar me asnjë element të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ndër të tjera ambasada.
Gjithashtu, kritika ka pasëur edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe ambasadorë të vendeve aleate.
E-Diaspora
-
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” Këshilli Bashkiak i Gjenevës mbështeti rezolutën në mbrojtje të Nartës, Zvërnecit, Sazanit dhe pasurive të tjera... -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











