Lifestyle

Obama, i preferuari i Rita Orës

Ajo në vitin 2014 kishte marrë pjesë në koncertin “Krishtlindjet në Washington” të organizuara nga ish-presidenti amerikan

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama mbetet politikani të cilin vazhdon ta pëlqejë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Ora publikoi një fotografi të Obamas, ndërsa si përshkrim kishte shkruar “E dua shumë”.

Ora kishte shprehur përkrahjen për Obaman edhe në të kaluarën. Ajo në vitin 2014 kishte marrë pjesë në koncertin “Krishtlindjet në Washington” të organizuara nga ish-presidenti amerikan, transmeton Albinfo.ch.