Prej vitit 1991 Milo Gjukanovic ka dominuar skenën politike të Malit të Zi. Atëbotë si shefi qeveritar më i ri i Europës, më pas vetëm se ka ndryshuar rolet: si president, kryeministër ose si tani kryetar i partisë më të madhe DPS. Pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, ai mbështeti të afërmin e tij, Dusko Markovic. Megjithatë të dielën ai kërkon të rikthehet fuqishëm në skenën politike të vendit të vogël adriatik.
Pasi përmenden konflikte interesi mes Gjukanovicit dhe Markovicit, ku i parë dyshohet edhe për kontrabandë me cigare, më pas media shkruan për lehtësinë e fitores së partisë DPS.
“Zgjedhjet në fakt janë të lira, por jo fer: në themel nuk ka falsifikim, por as nuk është e nevojshme, sepse opozita është margjinalizuar mediatikisht dhe rrethuar nga drejtësia. Gara e konkurrentëve është gjithmonë e padrejtë,” përcjell albinfo.ch.
Instinkti totalitar i pragmatizmit
Si shef i shtetit të vogël Gjukanovic ka vendosur marrëdhënie të mira me fqinjët – Kroacinë, Kosovën. Këtu përmendet edhe ratifikimi i demarkacionit me Kosovën, që asnjëherë nuk foli kundër Prishtinës.
“Sepse Gjukanoviq e dijë se mirëqenia e tij nuk varet nga kullosat e alpeve në kufi me Kosovën, ndërsa marrëdhëniet e mira fqinjësore janë ekstremisht të rëndësishme për imazhin e tij në perëndim.”
Falë instinktit të tij të pushtetit dhe pragmatizmit, sot Mali i Zi sëbashku me Serbinë, janë vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor, që kanë perspektivë të qartë për integrimin në BE. Edhepse hapja e kapitujve për shtetin ligjor do kalojë më me vështirësi.