Kosova
Nxënës shqiptarë dhe shkrimtari nga Greqia, vizitojnë Kosovën
Nxënës të shkollave shqipe në Greqi dhe shkrimtari grek, Dino Kubati, kanë vizituar Kosovën, me ç’rast janë pritur edhe në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, shkruan albinfo.ch.
Nxënësit, bashkë me profesorët e tyre, janë pritur nga ushtruesja e detyrës së sekretares së përgjithshme në këtë ministri, Shyhrete Gosalci, e cila u shpreh e nderuar për këtë vizitë.
“Kemi nderin që sot jeni në mesin tonë. Ministria që disa vjet organizon eksurzione të ndryshme për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit. Jemi shumë të lumtur që ju kemi këtu dhe është kënaqësi t’ ju mirëpresim”, ka thënë Gosalci, përcjell albinfo.ch.
Ajo po ashtu ka thënë se me ligjin e ri për diasporën, ministria e ka prioritet mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.
Me nxënësit ishte edhe shkrimtari grek, Dino Kubati, i cili e vizitoi Kosovën për herë të parë.
Kurse përfaqësuesi i grupit të shkollave shqipe të Greqisë, Pjerim Lleshi, falënderoi MDIS-in për bashkëpunimin me diasporën.
“Në këtë ministri ka njerëz me zemër të madhe, ngase mendimi i tyre shkon shumë thellë, duke u dhënë mundësinë këtyre nxënësve që nuk kanë lindur në atdheun e tyre, të shohin vendin dhe pikat historike, por edhe të jenë shumë afër me gjuhën shqipe. Andaj ne ju falënderojmë jashtëzakonisht shumë për punën që po bëni, jo vetëm për ne, por për gjithë diapsorën”, ka thënë Lleshi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













