CH-Ballkani
Nxënësi amerikan dhuron 5 mijë dollarë për një shkollë në Ferizaj
Allen Ray Jones III ka mbajtur një koncert në Amerikë dhe pesë mijë dollarët e grumbulluar i ka dhuruar për Shkollën Fillore “Mejdi Xhaferri” në fshatin Mirosalë të Ferizajt
Babai i tij kishte shërbyer në Kosovë, dhe ai nuk e ka harruar. Allen Ray Jones III ka dhuruar pesë mijë dollarë për Shkollën Fillore “Mejdi Xhaferri” në fshatin Mirosalë të Ferizajt.
Ai është shprehur se Kosovën e ka njohur përmes babait të tij, andaj ka vendosur që të mbaj një koncert në Amerikë dhe të grumbullojë mjete financiare për të ndihmuar këtë shkollë, raporton televizioni lokal “TV Tema”, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se është i impresionuar nga Kosova. “Babi im ka qenë në Kosovë në vitin 2014 dhe nga ai e kam njohur Kosovën dhe këtë shkollë. Tani jam i lumtur që jam këtu dhe jam shumë i impresionuar me këtë vend këtu dhe me këtë shkollë e cila dallon nga shkollat tona në Amerikë. Unë atje kam organizuar një koncert, u kam treguar fëmijëve për këtë shkollë dhe ata kanë kontribuar me para që të investojmë këtu”, është shprehur Allen Ray Jones, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i shkollës, Naim Bytyqi e ka falënderuar djaloshin amerikan dhe është shprehur se ky donacion është shumë i nevojshëm, duke parë kushtet.
Kontributi i Allenit u çmua lartë edhe nga përfaqësues të kampit Bondsteel, të cilët ndanë mirënjohje për të. Nxënësin amerikan e falënderoi edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë











