Shkurt.ch
Nuk publikohet më përkatësia nacionale e të dyshuarve për krime
Duke filluar nga sot, nga Policia e Qytetit të Cyrihut nuk do të publikohet përkatësia nacionale (shtetërore) e personave të dyshuar për kryerje të delikteve
Kreu i Departamentit të Sigurisë në qytetin e Cyrihut, Richard Wolf ka marrë një vendim: Duke filluar nga sot, nuk do të publikohet përkatësia nacionale (shtetërore) e personave të dyshuar për kryerje të delikteve. Për të vendosur kështu ai është mbështetur në kërkesën parlamentare të bërë nga Partia Socialdemokrate (SP) dhe Partia e Gjelbër Liberale (GLP).
Deri tash, Policia e Qytetit të Cyrihut, në komunikatat e saj ka ofruar të dhënat mbi nacionalitetin, moshën dhe gjininë e kryesve të dyshuar të delikteve në rastet e vrasjeve, sulmeve me grabitje ose edhe në raste të delikteve në trafik.
Aktualisht për shumë trupa policore në Zvicër është e zakonshme të përmendet përkatësia në fjalë. Ndërsa përgjegjësi i qytetit të Cyrihut për Siguri thotë se identifikimi mbi bazë nacionalitetin është vetëm në dukje akt transparent por në fakt ai maskon shkaqet e vërteta që kanë shtyrë njerëzit drejt kryerjes së delikteve, që janë: varfëria, niveli i ulët arsimor ose konsumimi i drogës.
Po ashtu, identifikimi mbi bazë të përkatësisë nacionale ka një ndikim të madh mbi krijimin e botëkuptimit të konsumatorëve të medieve. Kjo, sipas Wolf, mbështetet tashmë në studime shkencore. Ata që lexojnë në medie mbi të huajt kriminelë, e vlerësojnë pjesëmarrjen e të huajve në kriminalitet mesatarisht më lart se se ajo është në të vërtetë. Në këtë mënyrë krijohet edhe një paragjykim për njerëzit me prejardhje të caktuar dhe kjo është dicçka e padëshirueshme, ka thënë Wolf.
Megjithatë, Wolf ka thënë se në rastet kur prejardhja e kryesit të një vepre penale është relevante për një raport gazetaresk, policia, në rast kërkese, do ta japë atë.
Lidhur me mosidentifikimin e delikuentëve mbi bazë të përkatësisë nacionale ka vendosur në vitin 2016 Parlamenti i Qytetit të Cyrihut. Me atë rast partitë e majta dhe GLP kishin fituar bindshëm ndaj atyre të djathta, me 72 vota pro dhe 46 kundër.
Ndërkohë, Konferenca e Komandantëve të Policive Kantonale të Zvicrës (KKPS) prej kohësh ka vendosur dhe e ka futur këtë në praktikë, që të përmendet prejardhja nacionale e personave të dyshuar. Edhe Policia e Kantonit të Cyrihut, pas vendimit që ka marrë Policia e Qytetit të Cyrihut, ka thënë për mediet se do të vazhdojë identifikimin e kryesve të dyshuar të veprave penale mbi bazë të nacionalitetit të tyre.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











