Bota

Nuk pranuan emigrantë, dënohen nga Komisioni Evropian

Komisioni Evropian ka paditur Poloninë, Republikën Çeke dhe Hungarinë për shkak se nuk kanë respektuar vendimin për rialokimin e refugjatëve në kuadër të Bashkimit Evropian në bazë të kuotave nacionale.

Padia është ngritur për shkak se këto vende krejtësisht kanë ndaluar pranimin e refugjatëve, njoftoi Gjykata e Drejtësisë në Luksemburg, përcjell albinfo.ch.

“Sot fillon procedura e iniciuar nga KE. Vendet e paditura kanë të drejtë të reagojnë ndaj masës së Komisionit. Seanca e parë mund të pritet në fund të këtij viti, në nëntor apo dhjetor”, tha zëdhënësi i gjykatës, Balazs Lehocki, duke shtuar se procesi mund të marrë 18 muaj, përcjell albinfo.ch.