Bota
Nuk ka më punë për azilkërkuesit
Që nga fillimi i vitit, në Emmental nuk mund të punësohen më azilkërkues. Gjithashtu shërbimin nga “Intact” për dërgesat nëpër shtëpi nuk do të funksionojë më.
Shërbimi i dorëzimit të biçikletave në Langnau është një histori suksesi për Intact. Dhjetë vjet më parë filloi duke krijuar 3.5 vende pune për integrimin profesional të personave të papunë afatgjatë. Këto u financuan nga bashkësitë e lidhura me Shërbimin Social regjional “Oberes Emmental”, shkruan albinfo.ch.
Por, gjithnjë e më shumë konsumatorë donin të sillnin blerjet e tyre në shtëpi. Komuna e Langnaut financoi gjithashtu 2.5 vende pune nga viti i dytë, falë të cilit të papunët gjetën punësim dhe duhet t’u mundësojnë atyre të kthehen në tregun primar të punës. Kantoni trajton më shumë se gjysmën e rreth 20 vendeve të punës që tani janë në dispozicion në Langnau, sipas Theophil Bucher, bashkëdrejtor i Fondacionit Intact.
Nga viti 2015 deri në vitin 2017 azilkërkuesit në Fondacionin Intact u paguan për 20,000 deri në 30,000 orë çdo vit. Si pjesë e programeve të punësimit jofitimprurës, këto ishin financuar nga Shërbimi i Migracionit. Ai ka paguar Fondacionin Intact për trajnimin, mentorimin dhe sigurimin e infrastrukturës.
Por që nga 1 janari 2018 Intact nuk mund të punësojë azilkërkues. “Baza ligjore mungon”, shpjegon Theophil Bucher, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












