Shkurt.ch
Nuk ka përjashtime për nxënësit muslimanë në muajin e Ramazanit
Nxënësit e shkollave të kantonit Thurgau do të janë të obliguar të marrin pjesë në orën e mësimit të gatimit dhe të edukatës fizike edhe gjatë muajit të Ramazanit. Për këtë ka vendosur bordi i shkollave të këtij kantoni.
Gjatë muajt të Ramazanit nuk do të këtë rregulla të veçanta religjioze në shkollat e kanton Thurgau-t. Muaji i agjërueshëm i Ramazanit këtë vit do të fillojë nga data 6 qershor deri më 4 korrik.
Siç raporton “Sonntages Zeitung”, bordi i shkollave të këtij kantoni, së bashku me Shkollën e Lartë Pedagogjike kanë dalë me një deklaratë të përbashkët rreth kësaj çështjeje.
“Mospjesëmarrja në orët e mësimit për shkak të muaj të Ramazanit nuk do të lejohet”, thuhet në këtë deklaratë. “Gjithashtu nuk lejohet as mospjesëmarrja në lëndët e gatimit, edukatës fizike apo notit”, përcjell “albinfo.ch.
Kush nuk merr pjesë në provimet e sportit, duhet të pranojë një zbritje të mundshme të rezultatit.
Në lëndën e gatimit nxënësit myslimanë duhet të jenë aktivë në gatim. Edhe nëse ata vetë agjërojnë. Vetëm gjatë ngrënies së ushqimit mund të bëhet një marrëveshje.
Thurgau duket se është dukshëm më i rreptë se kantonet e tjera. Në shkollat e Cyrihut nxënësit, të cilët agjërojnë Ramazanin, janë të liruar nga lënda e edukatës fizike dhe gatimit. Po ashtu kështu veprojnë edhe disa kantone të tjera në Zvicër.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










