Shkurt.ch
Nuk ka më pensionim si 60 vjeçarë për ushtarakët dhe diplomatët
Pensionimi në moshën 60 vjeçare për këto kategori arsyetohej me ngarkesën e madhe të cilës ato i nënshtrohen gjatë punës. Si shembull, këtu përmendet puna e diplomatëve të cilët punojnë në vende ku mbretërojnë kushte të vështira jetese
Ushtarakëve profesionistë, rojave të kufirit dhe diplomatëve, në të ardhmen nuk do t`u mundësohet të dalin në pension në moshën 60 vjeçare. Edhe për ta do të vlejë kushti standard i pensionimit, pra momenti i arritjes së moshës 65 vjeçare, sikur për punonjësit e fushave tjera. Këtë vendim në parim e ka marrë sot Këshilli Federal i Zvicrës, shkruan srf.ch.
Qeveria me këtë rast ka ngarkuar Ministrinë e Financave për t`i bërë sqarimet dhe konsultimet e nevojshme. Kjo e fundit, deri në mesin e vitit 2018 do të sqarojë se nën cilat kushte dhe kur do të fillojë hyrja në fuqi e rregullimit të ri. Po ashtu do të përcaktojë se kur do të veprojë rregullorja e re për punonjësit e punësuar rishtas në institucionet federale.
Mosha më e re për pensionim në bazë të praktikës së tashme u lejohet kategorive të caktuara të punonjësve federalë. Kjo arsyetohet me ngarkesën e madhe të cilës ata i nënshtrohen gjatë punës, transmeton albinfo.ch. Si shembull, këtu përmendet puna e diplomatëve të cilët punojnë në vende ku mbretërojnë kushte të vështira jetese.
Për punonjësit që janë tash në punë në këto degë, do të ketë një periudhë kalimtare të përshtatjes.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












