Lajme

Norvegjia do të rekomandojë karantinë për të ardhurit nga Gjermania

Gjermania është vendosur të jetë vendi i ardhshëm që do t’i shtohet listës së “kuqe” të Norvegjisë për vendet për të cilat aplikohet një kërkesë për karantinë 10-ditore.

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (NIPH) rekomandoi të martën që Gjermania dhe Lihtenshtajni të shtohen në listën e “kuqe”.

Njerëzit që vijnë nga vendet e listës së “kuqe” për në Norvegji u kërkohet të vetë-karantinojnë për 10 ditë dhe ministria e jashtme Norvegjeze këshillon kundër të gjitha udhëtimeve jo thelbësore në këto vende.

Në Norvegji, ‘karantina në shtëpi’ për personat që vijnë nga vendet e listës së ‘kuqe’ do të thotë që personit i kërkohet të qëndrojë në shtëpi nga shkolla ose puna, të mos ketë vizitorë, të mos përdorë transportin publik dhe të vizitojë vetëm dyqane ose farmaci nëse është e domosdoshme ose aspak nëse nuk është e mundur të ruhet distanca sociale, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch