Kosova
Nora dëshiron ta ndryshojë botën përmes sportit të saj
Lojërat Olimpike gjithmonë janë të mbushura me tregime që e “lëvizin” botën dhe përralla e xhudisteve të Kosovës është vetëm një pohim i fuqisë që e posedojnë sportet. Njëra prej tyre është Nora Gjakova
Dhe, përralla e xhudisteve të Kosovës është vetëm një pohim i fuqisë që e posedojnë sportet. Njëra prej tyre është Nora Gjakov.
Xhudistja po përgatitet për pjesëmarrjen e dytë në Lojërat Olimpike dhe kërkesë e saj nuk është thjesht ta fitojë një medalje, por gjithashtu të bëjë që vendi i saj të njihet nga pjesa tjetër e botës, shkruan “Times of India”.
Paraqitja e parë e Kosovës në Lojërat Olimpike ishte në vitin 2016, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), e njohu si shtet të pavarur në vitin 2014. Xhudistja Majlinda Kelmendi, e bëri debutimin e saj të paharrueshëm në Lojërat Olimpike “Rio 2016” duke e rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Nora 28-vjeçare, e cila ka filluar të merret me këtë sport prej moshës 10-vjeçare, thotë se ajo dhe sportistët e tjerë duan të fitojnë medalje ndërkombëtare për ta futur shtetin e tyre në hartën politike nëpërmjet sportit.
“Është e mahnitshme që unë kam mundësinë ta ndihmoj shtetin tim duke e bërë atë që e dua më së shumti. Për shkak të rezultateve tona në xhudo, sportistët nga e gjithë botë kanë ardhur në Kosovë për t’u stërvitur me ne”, tha Nora, e cila në Tokio do të marrë pjesë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kosova është bërë një vatër e xhudistëve nga Evropa falë paraqitjeve të jashtëzakonshme të sportistëve të saj përgjatë viteve të fundit. Aktualisht Kosova ka mbi pesë top-xhudistë në ranglistën botërore nëpër kategoritë e ndryshme. Trajneri i tyre, Driton Kuka – ëndrra e të cilit për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike të vitit 1992 u shkatërrua pas kolapsimit të Jugosllavisë – është duke prodhuar disa prej xhudistëve më të mirë në botë.
Nora e ka parasysh se si sportistët nga shteti i saj përballen me refuzimin e vizave kur aplikojnë që të marrin pjesë në ngjarjet kryesore përreth botës. Në vitin 2018, India u përball me zemërimin e IOC-së dhe Federatës Ndërkombëtare të Boksit, për shkak se refuzoi vizën për boksieren e Kosovës, Donjeta Sadiku në prag të Kampionatit Botëror të femrave.
“Ne xhudistët kurrë nuk kemi pasur ndonjë garë në Indi. Për fat të mirë disa prej nesh kanë nënshtetësi të dyfishtë, edhe të Shqipërisë, dhe mund të udhëtojmë në disa shtete kur nuk mund t’i sigurojmë vizat si shtetas të Kosovës”, tha kampionia e Evropës në vitin 2018. “Por, gjërat po ndryshojnë duke iu falënderuar Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, organizimi i turneve nuk u jepet vendeve që nuk ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë sportistët”.
Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është shumë e veçantë për sportistët e Kosovës, të cilët kanë mundësi të garojnë nën flamurin e shtetit të tyre.
“Për shumë vjet ne nuk kemi mundur ta përfaqësojmë shtetin tonë në xhudo dhe është dashur ta përfaqësojnë Shqipërisë apo të paraqitemi me flamurin e IJF-së”, shtoi Gjakova.
Dhe, inkuadrimi i Kosovës në Komitetin Olimpik nuk ka ndodhur brenda natës.
“Ne kemi vazhduar të fitojmë derisa i kemi detyruar t’i ndryshojnë rregulloret”, tha Nora.
Debutimi i Norës në LO “Rio 2016” përfundoi me “zemër të thyer”, pasi ajo nuk arriti të futet në garën për medalje.
“Një muaj para Lojërave Olimpike në Rio, u lëndova dhe për këtë arsye nuk mund ta jap më të mirën nga vetja. Por, këtë herë është ndryshe, pasi kam medalje Evropiane e Botërore, dhe tani fokusi im është te medalja olimpike. Jam kthyer me medalje prej të gjitha garave që kam marrë pjesë në këtë vit, kështu që besoj se e kam një rast të mirë edhe për medalje olimpike”, insistoi ajo.
Sa i përket Tokios, Nora thotë se pritjet janë të mëdha dhe se ajo do të përpiqet të fitojë medalje në tentimin e dytë.
“Shteti ynë e ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Rios dhe do të ketë pritje të mëdha, sidomos prej ekipit tonë të xhudos. Unë kam punuar shumë gjatë këtyre tre vjetëve të fundit dhe këtë dua ta tregoj në Tokio”, deklaroi Gjakova.
Vëllai i Norës, Akili, i cili është kampion i Evropës, gjithashtu do ta përfaqësoj Kosovën në LO “Tokio 2020”. Ai është përzgjedhur si bartës i flamurit për shtetin e tij në ceremoninë hapëse, së bashku me Majlinda Kelmendin.
Sporti u ka dhënë atyre famë dhe Nora thotë se njerëzit në Kosovë e përcjellin xhudon me pasion jashtëzakonisht të madh.
“Ne jemi të famshëm në Kosovë. Për shkak të paraqitjeve tona njerëzit kënaqen duke shikuar xhudo dhe i njohin të gjithë kundërshtarët tanë. Për ata ne jemi sikur heronj. Sa herë që takohemi me njerëz, ata na falënderojnë për ngritjen lart të flamurit të Kosovës”, u shpreh Gjakova.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin










