Koronavirusi: çast pas çasti
Nju-Jork: Përhapja e virusit po ngadalësohet
Në Nju-Jork, epiqendra e luftës kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, statistikat tregojnë se ndikimi i virusit po bie.
Njoftimin e bëri kryebashkiaku Bill de Blasio. Ndërkohë guvernatori Andrew Cuomo tha se virusi kishte hyrë në Nju Jork nga Evropa, jo nga Kina, duke cituar një studim të fundit.
Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bill de Blasio, thotë se statistikat e ditëve të fundit tregojnë se ndikimi i koronavirusit po zbehet.
“Jam i lumtur të them se kemi lajme të mira. Treguesit tanë po shkojnë në drejtimin e duhur, po ulen”, tha kryetari i Bashkisë, de Blasio.
Lajmi vjen në një kohë kur zyrtarët po planifikojnë një përpjekje masive për të intervistuar mijëra vetë që janë diagnostikuar së fundmi për të identifikuar vendet ku ata kanë qenë dhe njerëzit që kanë takuar.
“Do të jetë një përpjekje masive. Bëhet fjalë për mijëra individë. Nuk do të ketë vetëm një mënyrë për ta realizuar. Por, nga ana tjetër, njujorkezët duhet të vazhdojnë të rrinë brenda sa më shunë të jetë e mundur”, tha Dr. Oxiris Barbot, komisionere e Shëndetësisë së Nju-Jorkut.
Është një praktikë e njohur në shëndetin publik që përfshin testimin, identifikimin dhe izolimin e të prekurve dhe kjo mund të ndihmojë më tej në vendosjen nën kontroll të epidemisë.
Edhe guvernatori i Nju-Jorkut, Andrew Cuomo, tha se ka lajme të mira përsa i përket numrit të rasteve, duke përmendur rënien e numrit të personave të shtruar në spital.
“Të gjitha të dhënat të lënë të kuptosh se kurba po ulet. Jemi drejt rënies së numrit. Numri i të shtruarve në spital ka rënë”, tha ai.
Duke folur për numrin e të vdekurve, 422 të premten, ai tha se vërtet kjo shifër është më e ulët, por vazhdon të jetë një numër i lartë.
Ndërkohë ai citoi studime sipas së cilave, koronavirusi hyri në Nju-Jork nga Evropa, jo Kina dhe se ndalimi i udhëtimit nga ana e Presidentit Donald Trump u vendos shumë vonë për të frenuar përhapjen e virusit.
Zoti Cuomo tha se beson që origjina ka shumë gjasa të ketë qenë nga Italia.
“Kur ne filluam të marrim masat, virusi ishte zhvendosur. Një studiues thotë se duke pasur parasysh se sa avionë vinin nga Italia në Nju Jork, ishte njëlloj si të shohësh një katastrofë të lëvizë ngadalë. Ishin fluturime që vinin nga Italia dhe Evropa në Janar dhe Shkurt, E mbyllëm hyrjen nga Kina, që ishte e drejtë, por lamë derën e pasme hapur”, tha ai.
Guvernatori vuri në dukje se Presidenti Donald Trump e kishte urdhëruar ndalimin e udhëtimit nga Kina më 2 shkurt, mbi një muaj pasi doli lajmi për shpërthimin e epidemisë në Kinë dhe vendosi kufizimin e udhëtimit nga Evropa një muaj më pas, kur sipas tij, virusi ishte përhapur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median













