Kosova
Njoftohen ambasadorët për platformën e dialogut
Kryeministri Ramush Haradinaj në takimin e dytë të delegacionit shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi me amabasadorët e Quintit ka deklaruar se është angazhuar që nga fillimi që të ketë dialog përmbajtjesor, transparent dhe në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Kosova ka nevojë për unitet dhe unifikim të qëndrimeve të krejt spektrit politik në vend, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje që është në përputhje të plotë me vullnetin politik të popullit të Kosovës, të shprehur më 17 Shkurt 2008 nga Parlamenti i Republikës së Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa kryesuesi Fatmir Limaj ka thënë se kanë njoftuar ambasadorët për fazat e platformës për koordinimit që do ta ketë Presidenca me Kuvendin, bashkë me opozitën. Kemi marrë zotimin se edhe presidenti do t’i dorëzojë dokumentet e mëhershme.
“Ambasadorët shprehën përkrahjen e tyre të plotë. Na inkurajuan që të vazhdojmë”, ka thënë Limaj pas takimit. Ai ka theksuar se në Bruksel do të shkojnë me një dinamikë dhe qëllim që të arrihet një marrëveshje, shkruan albinfo.ch.
Ambasadorët e Quintit i kanë dhënë mbështetje këtij delegacioni dhe po ashtu kanë kërkuar unitet dhe përfshirje të gjithë spektrit politik në fazën finale të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta











