Lajme
Njoftimi nga Ambasada: Kush mund të hyjë në Austri
Ambasada e Kosovës në Vjenë me anë të një njoftimi ka treguar rregullat për shtetasit e Kosovës që duan të shkojnë në Austri
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, ka njoftuar lidhur me Hyrjet/ Daljet në Republikën e Austrisë dhe Republikën e Kosovës, pas masave të reja që ka paralajmëruar Austria për shetetasit nga Ballkani Perëndimor, përcjell Albinfo Austria.
Shtetasit nga Kosova mund të hynë vetëm nëse kanë testin negative, jo më të vjetër se katër ditë, ose të deklarohen se do të shkojnë në karantinë për 14 ditë.
“Qeveria e Republikës së Austrisë me datë 1 korrik 2020 gjatë një konference për media ka marrë vendim si vijon:
– Austria zyrtarisht ka paraljmëruar dhe rekomanduar shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në shtetet e Ballkanit Perendimor duke u bazuar në rritjen e numrit të infektuarve me COVID-19.
– Hyrja në shtetin e Austrisë nga Republika e Kosovës mund të ndodhë vetëm me anë të dëshmisë së testit jo më i vjetër se 4 ditë që rezulton të jetë negativ nga COVID-19 ose me deklarim për vetizolim 14 ditë.
– Hyrja në Republikën e Austrisë vlenë vetëm për personat që kanë vendbanim/lejeqëndrim në Austri.
– Kalimi Transit nëpërmjet Austrisë është i mundur vetëm nëse nuk ndalohet në territorin e Republikës së Austrisë.
Hyrja në Republikën e Kosovës:
Aktualisht rregullorja për hyrje në Republikën e Kosovës rekomandon, që çdo qytetar të ketë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19, por kjo dëshmi nuk është e obliguar!
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












