Kosova
Njësitë elitare të Policisë së Kosovës grumbullohen në Mitrovicë
Ndërkohë, edhe ushtria serbe ka rritur gatishmërinë e saj, siç raportojnë mediet serbe për shkak të tensioneve në Kosovë
Njësitë elitare të Policisë së Kosovës kanë nisur të grumbullohen prej orës 6 të mëngjesit të kësaj të diele, në bazën “Belvedere” të fshatit Frashër të Mitrovicës.
Veç pjesëtarëve të policisë, në këtë bazë kanë ardhur edhe forcat e njësisë elitare të njohur si “FIT”, si dhe forca të tjera speciale nga Prishtina, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, edhe ushtria serbe ka rritur gatishmërinë e saj, siç raportojnë mediet serbe për shkak të tensioneve në Kosovë.
Gazeta serbe “Novosti” shkruan se organet e sigurisë në Serbi kanë rritur aktivitetet e tyre për të parandaluar planet për trazira në veriun e Kosovës, edhe si pasojë e veprimtarisë së qarqeve të caktuara në Serbi, që përmes lajmeve të rreme po shqetësojnë popullatën serbe në veriun e Kosovës.
Pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, gazeta serbe citon “burime të mirinformuara”, kur thotë se “kreu i shtetit serb po shqyrton masat që do të ndërmerren nëse shkelet marrëveshja e Brukselit dhe refuzohet krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë u mblodh paraditen e së shtunës, pas informacioneve të shërbimeve të kundërzbulimit serb se shqiptarët po planifikonin të ndërhynin në veri të Kosovës, për shkak të paralajmërimeve të rreme, se serbët do të shpallnin njëanshmërisht formimin e Asociacionit.
Zv/ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Abdulselami Shkodra, e ka kaluar natën e mbrëmshme duke u marrë nga afër me zhvillimet që ishin paralajmëruar se mund të ndodhnin në veri të vendit. Ai thotë se situata mbetet e qetë.
“Informacione të tilla kanë qarkulluar, mirëpo institucionet e vendit kanë marr me seriozitet çdo informacion që ka ardhur edhe nga pjesa veriore, mirëpo deri tani nuk kemi asnjë lloj veprimi i cili do të binte ndesh me legjislacionin në fuqi. që mund të themi se situata nuk është e ndryshueshme por është mjaft stabile”, ka thënë Shkodra për televizionin publik.
Shkodra thotë se institucionet e sigurisë kanë qenë të gatshme t`i përgjigjen çdo situate që mund të ndodhte në veri. Kryeministri Ramush Haradinaj kishte takuar Këshillin e Sigurisë, ku kishte bërë të ditur se nuk do të lejohen veprime që prishin rendin kushtetues.
“Informacionet që kanë qarkulluar nuk mund të themi se nuk kanë qenë serioze, por situata nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të jetë e njëjta”, shtoi Shkodra.
Gjatë ditës është raportuar se forca të KFOR-it kanë marr nën kontroll Liqenin e Ujmanit, por zyrtarë të KFOR-it kanë sqaruar se lëvizjet e trupave të tyre po bëhen në kuadër të ushtrimit operativ të paralajmëruar. Këtë ushtrim e ka paralajmëruar në fillim të javës në Leposaviq edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Salvatore Cuoci. Ai pranoi se pjesëtarët e KFOR-it po bëjnë stërvitje dhe ushtrime, por që nuk ndërlidhen me ndonjë ngjarje që mund të ndodhë këtu.
Ndërkaq, komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFCN), admirali James Foggo, ka deklaruar në Leposaviq se KFOR-i është i fuqishëm dhe se nuk parasheh ndonjë problem dhe ndryshim të situatës në Kosovë ndonëse sipas tij, ka potencial për trazira.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














