Shkurt.ch
Një i armatosur shkakton operacion të madh policor
Burri në fjalë është lokalizuar më në fund në një dhomë. Policia e ka thyer derën dhe e ka kapur individin, i cili nuk ka rezistuar fare
Një 27-vjeçar me një pistoletë shkaktoi një operacion të madh policor të premten në orën 15:50 në një ndërtesë në Dübendorf (ZH). Situata është vënë nën kontroll në mbrëmje me arrestimin e tij. Askush nuk është plagosur.
Ndërtesa në fjalë është shtëpi dyqanesh dhe apartamentesh të mbrojtura për persona që vuajnë nga çrregullime psikosociale. Në bazë të informatave, policia është nisur prej parimit se kishte të bëjë me një rrezik të mundshëm nga një qiramarrës.
Njësia speciale “Diamond” ka shkuar në vendngjarje për të hulumtuar ndërtesën dhe për të vënë kontakt me individin e armatosur. Nga frika se njeriu do të arrijë në çatinë e ndërtesës, policia ka bërë evakuimin e njerëzve për ta siguruar sa më mirë zonën.
Burri në fjalë është lokalizuar më në fund në një dhomë. Policia e ka thyer derën dhe e ka kapur individin, i cili nuk ka rezistuar fare. Në orën 19:20 çdo gjë ishte nën kontroll, ka bërë të ditur policia kantonale.
Edhe pse arma ishte funksionale, njeriu nuk e ka kërcënuar askënd në mënyrë specifike. Ai pa dyshim ka një problem mjekësor dhe kërkon kujdes, theksoi policia. I pandehuri do të merret në pyetje të shtunën nga Ministria Publike.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar Një djalë katërvjeçar u mor kundër vullnetit të tij në një apartament nga një burrë 72-vjeçar... -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve











