Lajme
Keanye West është humbësi tjetër: E kanë votuar 0.0375% të amerikanëve
43-vjeçari ka pranuar për mediat amerikane se ka marrë gjithsej 60.000 vota - nga gjithsej 160 milionë sa kanë qenë në dispozicion
Tashmë është bërë e qartë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së edhe humbësi, po ashtu. Por ai nuk duhet të dëshpërohet shumë pasi ka disa që kanë kaluar edhe më keq: një emër humbësi që nuk përflitet shumë, është ai i reperit të njohur, Kanye West.
43-vjeçari ka pranuar për mediat amerikane se ka marrë gjithsej 60.000 vota – nga gjithsej 160 milionë sa kanë qenë në dispozicion. Shprehur në përqindje: 0.0375 tzë votuesve amerikanë kanë kryqëzuar emrin e tij.
Kjo e vendos atë shumë larg një kandidati tjetër të pavarur, Jo Jorgensen, i cili ka fituar mbi 1.5 milion vota.
Por Kanye West nuk po mendon të heqë dorë: ai dëshiron të vazhdojë karrierën e tij politike. Ai tashmë ka njoftuar në Twitter fushatën e tij “Kanye 2024”.
Në shtetin e Tenesit, “Yeezy” ka elektoratin më të madh – mbi 10.000 votues në këtë shtet amerikan i kanë dhënë votën reperit të njohur si bashkëshort i zonjës së spektakleve, Kim Kardashian, shkruan albinfo.ch.
Kur jemi te KIm, nuk është e tepër të përkujtojmë se, siç spekulojnë “gojëkëqinjtë” në mediat amerikane, as ajo vetë nuk ka votuar për të shoqin.
E-Diaspora
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë” Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?