Uncategorized
Një duel debatues plot humor i Romney-it dhe i Obama-s
Pas betejës së ashpër në duelin e fundit televiziv, Barack Obama dhe Mitt Romney iu kthyen armës së humorit
Me rastin e një organizimi tradicional të karakterit të bamirësisë së Ipeshkvisë Katolike të New York-ut të dy kandidatët zhvilluan një debat humorhollë.
Me rastin e një takimi të karakterit të bamirësisë të Ipeshkvisë Katolike të New York-ut, të dy politkanët u tallën me veten e tyre dhe me njëri – tjetrin.
“Në duelin e dytë televiziv isha aq aktiv, pasi që pushova pas pohimeve me kokë nga debati i parë televiziv”, tha Obama në Hotelin Waldorf Astoria në New York.
“Al Smith-Dinner” është një takim bamirësie, të cilën e organizon tradicionalisht Ipeshkvi i New York-ut në kulminacionin e luftës zgjedhore presidenciale. Siç u theksua, me këtë rast u tubuan ndihma në vlerë prej pesë milionë dollarësh.
Obama,i cili ashtu sikur edhe Romney, u paraqit me kostum elegant dhe me kravatë flutur, mori në thumb pasurinë e Romney-it: “Sot isha për të blerë në disa dyqane në Midtown në New York, derisa guverneri ishte për t’i blerë disa dyqane”, tha Obama.
Romney u tall me vetveten: “Është mirë që më në fund të çlodhem dhe të mund të duroj atë që Ann dhe unë durojmë në shtëpi”, u ngërdhesh Romney.
“Unë kam mësuar se në dasmën tënde mund të të ndodhë edhe më keq sesa të harrosh të blesh një dhuratë”, tha Obama duke vënë në lojë rezultatin e tij të dobët nga debati i parë televiziv nga tri gjithsej sa parashihen. Presidenti theksoi se miliona shikues të duelit të dytë, në të cilin Obama të martën arriti sërish të fitojë pikë tek zgjedhësit, nuk do të kenë qenë të koncentruar në debatin e parë të fillim tetorit – siç nuk ka qenë i koncentruar edhe ai.
Më parë Romney kishte mbajtur fjalimin e tij me rastin e shtrimit të darkës për fëmijët me nevoja, me ç’rast me një nënton humori tha se të dy kandidatët në rrethet e tyre kanë personalitete të rëndësishme në të cilët mund të mbështeten: “Unë kam gruan time shumë të bukur zonjën Ann, ai ka Bill Clinton-in”.
Gruaja e Romney-it kishte bërë më parë një deklaratë mëse serioze mbi bashkëshortin e saj: Në rast të humbjes së zgjedhjeve më 6 nëntor, Romney do ta përfundojë karrierën e tij politike, deklaroi ajo për televizionin ABC. “Ai nuk do të paraqitet më, ashtu siç do të bëja edhe unë”, tha ajo. /Neue Zürcher Zeitung/
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














