Shtatori shënon një nga periudhat më të rëndësishme në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, përcjell albinfo.ch.
Më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Shpallja e vendimit pritet të zhvillohet në një seancë të posaçme në Hagë, pas përfundimit të procesit gjyqësor dhe deklaratave përmbyllëse të palëve./Albinfo.ch