Shkurt.ch
Një çantë e dyshimtë mban Bernën të bllokuar për disa orë
Ajo i takonte një personi i cili, para se ta linte aty, (në Bundesplatz) sipas kalimtarëve kishte shqiptuar kërcënime
Një objekt i dyshimtë (çantë shpine) e lënë në sheshin kryesor të Bernës, Bundesplatz, ka bërë që policia të bllokojë për qarkullim mbrëmjen e të martës sheshin e përmendur dhe rrugët rreth tij. Bllokimi është hequr pak pas mesnatës, njofton Policia Kantonale e Bernës, shkruan bernerzeitung.ch.
Çanta e dyshuar e shpinës është hequr përmes një roboti nga vendi dhe pritet të kontrollohet. Sipas njoftimeve të deritashme, ajo i takonte një personi i cili, para se ta linte aty, sipas kalimtarëve ka shqiptuar kërcënime, transmeton albinfo.ch. Personi në fjalë është arrestuar dhe po merret në pyetje, bën të ditur policia. Në bazë të gjendjes aktuale të hetimeve nuk ka të dhëna se bëhet fjalë për ndonjë akt terrorist.
Ende mbetet e paqartë nëse personi i arrestuar ka qenë i armatosur ose jo. Policia nuk jep informata rreth kësaj ndërsa kërkon dëshmitarë që e kanë parë personin në fjalë me çantë.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













