Kosova
Nicolas Abbott: Kosova të dalë me një draft-statut për Asociacionin
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë: Vëmendja ndërkombëtare nuk do të vazhdojë përgjithmonë
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përcjell albinfo.ch.
Abott në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se rëndësia e marrëveshjes është të sigurojë që të ketë përparim dhe progres praktik.
“Unë mendoj se për sa i përket kësaj pike në kohë, këtij konteksti, një lufte tokësore në Evropë, rëndësia e marrëveshjes është me të vërtetë të sigurojë që të ketë përparim, progres praktik. Dua të them, ju e keni parë deklaratën që kam bërë javën e kaluar, dhe pikëpamja ime, veçanërisht për Asociacionin, është se është koha që Qeveria e Kosovës të dalë me një draft të statutit, e që duhet të bazohet në vizionin e kryeministrit, nëse ata dëshirojnë të jetë kështu”, tha Abbott.
Abbott shtoi se vëmendja ndërkombëtare nuk do të vazhdojë përgjithmonë në Kosovë. “Kosova nuk e ka në pronësi orarin për këtë”.
“Ka një luftë në Ukrainë, në një moment në kohë, kjo do të marrë fund. Ka kriza kudo në botë, shikoni Sudanin. Vëmendja ndërkombëtare nuk do të mbetet me këtë çështje. Tani është koha që Qeveria e Kosovës të marrë iniciativën për të dalë me një draft të statutit bazuar në atë që mendon se mund të ofrojë për të çuar përpara çështjen e Asociacionit”, tha tutje ai.
Abbott tha se preferenca e tij do të ishte që Kosova marrëveshjen me Serbinë ta përfundojë këtë vit kalendarik.
“Kosova duhet të ecë përpara, sepse rreziku është që Kosova të gjendet në një harresë, në një situatë ku nuk ka përparim. Dhe sinqerisht, komuniteti ndërkombëtar vendos se ka gjëra më të mira për të bërë. Dhe ky është një moment i rrezikshëm”, tha ai.
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?