Kosova
Nga sot deri të mërkurën zhvillohet Konferenca e Ambasadorëve të Kosovës
Në Prishtinë nga sot ka hapur zyrtarisht punimet Konferenca e IX e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e cila deri më 12 gusht mbledh ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore nga e gjithë bota.
Në ceremoninë hapëse, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca së bashku me U.D. Presidenten e Republikës, Albulena Haxhiu, Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe drejtuesit e misioneve tona jashtë vendit, kanë adresuar prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe rolin e diplomacisë sonë në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më kompleks.
“Në fjalën time theksova nevojën për një diplomaci aktive, të koordinuar dhe të orientuar drejt rezultateve, për forcimin e aleancave dhe partneriteteve, zgjerimin e mbështetjes ndërkombëtare, avancimin e integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e mëtejmë të pranisë së Kosovës në botë. Konferenca e Ambasadorëve mbetet një prej mekanizmave kryesorë për vlerësimin e punës së shërbimit tonë të jashtëm dhe përcaktimin e prioriteteve diplomatike për periudhën në vijim”, ka shkruar Konjufca, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










