E-Diaspora
Nga police në Kosovë, në shofere të autobusit në Gjermani
Selvia, nga police e Kosovës tani është shofere e autobusit në Gjermani, e vetmja femër shqiptare me një profesion të tillë në këtë shtet. Tani ajo, është mishëruar me profesionin e ri
Selvije Zekaj Maxhuni, për hir të dashurisë dhe për të ardhmen më të mirë edhe të dy djemve që ka sot, la profesionin që e donte, la dhe vendlindjen Jabllanicë e Madhe të Pejës e shkoi në Gjermani, për të vazhduar jetën dhe punën me profesion të ri, të cilin nuk e kishte menduar kurrë.
Selvia, nga police e Kosovës tani është shofere e autobusit në Gjermani, e vetmja femër shqiptare me një profesion të tillë në këtë shtet. Tani ajo, është mishëruar me profesionin e ri.
Jeton me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj në Bersenbrück të Republikës së Niedersachsen-it. Në intervistën për “Zërin e Qytetarit”, Selvija tregon shkurt për jetën dhe profesionin e saj ri.
Keni qenë për vite të tëra police në Kosovë. Pse e latë këtë profesion dhe shkuat në Gjermani?
Gjatë punës sime në Shërbimin Policor të Kosovës, u njoha dhe u dashurova me djalin me të cilin edhe jam e martuar. Pastaj bashkë, për një të ardhme më të mirë, vendosem që të dalim në Perëndim, konkretisht në Gjermani ku jetojmë dhe sot. Për hir të dashurisë dhe për një të ardhme më të mirë për ne dhe për ardhmërinë tonë, e ndërpreva punën në Shërbimin Policor të Kosovës, ku kam shërbyer gjashtë vjet rresht me shumë dëshirë dhe pasion për punën që bëja.
Jeni femra e parë shqiptare dhe e vetme që jeni shofere e autobusit në Gjermani. Si ia dolët?
Ndihem shumë e privilegjuar për punën që tani e bëj. Sigurisht që çdo profesion i ka dhe vështirësitë e veta. Vështirësi kisha dhe unë në fillim, por me mbështetjen e vazhdueshme të bashkëshortit tim, ia dola dhe tani jam këtu ku jam.
Sa të jep kënaqësi ky profesion?
Jam shumë e lumtur me punën që bëj tani si shofere e autobusit dhe pas punës si police, dikur në Kosovë, e dua aq shumë tani këtë punë që bëj sa që nuk mund ta përshkruaj. Më sjell kaq shumë kënaqësi.
A e keni ëndërruar vetën ndonjëherë shofere e autobusit?
Jo kurrë! Asnjëherë. Nuk e mendoja veten as që do të jetoja në Perëndim. Ëndrra ime ishte të jetoja në vendin tim dhe ta kryeja me devotshmëri punën time si police e Kosovës, që e doja aq shumë.
Në çfarë linje e drejtoni autobusin?
Në linjën urbane, duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën pesë të pasdites.
A më mirë të jesh police apo drejtuese e autobusit?
Janë dy profesione të ndryshme, të cilat kanë përgjegjësi të mëdha. Secila në mënyrën e vet.
Çka do t’i porosisnit femrat në Kosovë dhe jashtë saj?
Ju preferoj të gjitha femrave që kanë mundësi, të mos ngurrojnë, por të pajisen me lejen e autobusit sepse do të jenë shumë të lumtura.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














