Shkurt.ch
Nga Cyrihu në Aeroportin e Bazelit, me autobus për 10 franga
Ofertuesi gjerman i udhëtimeve me autobusë “Mein Fernbus Flixbus” organizon 11 herë në ditë udhëtime direkte nga Stacioni i Autobusëve në Cyrih
Aeroporti i Bazelit me ofertat e tij të fluturimeve me çmime të ulëta i bën shumë banorë të regjionit të Cyrihut që të lakmojnë për të shfrytëzuar shërbimet e tij. Bëhet fjalë për më shumë se destinacione që ka Easyjet nga ky aeroport, shkruan sonntagszeitung. Mirëpo udhëtimi deri në aeroportin e përmendur nga Cyrihu është paksa i gjatë dhe jo shumë komod.
Aeroporti i Bazelit nuk ka stacion të vetin hekurudhor siç e ka ai i Cyrihut ndërsa autobusët nga Stacioni Hekurudhor i Bazelit deri në Aeroport ecin relativisht ngadalë, transmeton albinfo.ch.
Por, tash pasagjerët nga Cyrihu aeroportit të përmendur kanë një ofertë tërheqëse. Ofertuesi gjerman i udhëtimeve me autobusë “Mein Fernbus Flixbus” organizon 11 herë në ditë udhëtime direkte nga Stacioni i Autobusëve në Cyrih (afër stacionit kryesor hekurudhor) deri në Aeroportin e Bazelit, përcjell albinfo.ch. Autobusi i parë niset nga ora 2.30 e pas mesnatës, ndërsa çmimi i biletës është vetëm 10 franga.
Siç dihet, shumë bashatdhetarë tanë për fluturimet drejt Prishtinës shfrytëzojnë Bazelin pasi që nga aeroporti i atjeshëm ofrohen shumë fluturime nga kompania e çmimeve të ulëta Easyjet. Sigurisht me këtë ofertë, edhe shqiptarët nga regjioni i Cyrihut do të kenë përfitimin e tyre.
Në aeroportin e Bazelit përshëndetet një lidhje e tillë. Një zëdhënëse e atjeshme e përshkruan këtë si “vlerë e shtuar për klientët tanë”. Por ndërkaq më pak e kënaqur me këtë ofertë është kompania e autobusëve të qytetit të Bazelit e cila me këtë linjë fiton një konkurrencë serioze.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka organizuar në Prirshtinë “Takimin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane 2026”, i cili mblodhi... -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













