Kosova
Nënkryetari i VV-së tallet me Lutfi Hazirin
Këtë reagim Besnik Bislimi e ka bërë pas deklaratave të Lutfi Hazirit se Kryeministri i ri i Kosovës kalon nëpër zyrat e LDK-së
Zëvendësi i Albin Kurtit ka thënë se nënkryetari i LDK-së s’ka peshë në bisedimet që po zhvillohen për koalicion ndërmjet dy partive.
Këtë reagim Besnik Bislimi e ka bërë pas deklaratave të Lutfi Hazirit se Kryeministri i ri i Kosovës kalon nëpër zyrat e LDK-së dhe se janë të gatshëm edhe për zgjedhje të reja.
“Ai mund të thotë çkado, mirëpo nuk luan rol të rëndësishëm, nuk çon peshë në bisedimet tona që po i zhvillojmë me LDK-në’’, ka thënë Bislimi për Periskopin.
Dje Lutfi Haziri, në një postim në Facebook kishte thënë se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyrave të LDK-së.
’Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme, sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë, si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyra të LDK-së!’’, kishte shkruar Haziri.
E ndaj kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta të zyrtarëve të Vetëvendosjes.
Albulena Haxhiu ia ka kujtuar Hazirit rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura në fillim të tetorit.
“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Edhe anëtari i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi, i ka reaguar Hazirit.
Abazi ka thënë se arsyeja pse LDK është marrë në konsideratë për formimin e qeverisë është integriteti i Lëvizjes për të mos bërë koalicion me partitë që qeverisën në mandatin e fundit, nisur dhe nga bashkëpunimi mes Lëvizjes dhe LDK-së në opozitë.
Abazi theksoi se Lutfi Haziri nuk bën të mburret pasi LVV ka vendosur ta bashkëpunojë me LDK-në për të mirën e qytetarëve që zgjodhën më 6 tetor Albin Kurtin kryeministër të vendit.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












