Integrimi
“Nënat myslimane i bëjnë bijtë e tyre të paaftë për shoqërinë perëndimore”
"Ata mësohen të mos u kërkohet asgjë dhe të mund të kërkojnë çdo gjë nga të tjerët. Ndërsa shoqëria perëndimore është shoqëri e bazuar në merita dhe në rezultate..."
Zana Ramadani , shqiptarja nga Shkupi, e bërë e njohur disa vite më parë si bashkëthemeluese dhe aktiviste e organizatës feministë “Femen” në Gjermani, është bërë shumë e kërkuar nga mediat në gjuhën gjermane sidomos prej muajit të kaluar. Kjo i atribuohet librit të saj të botuar në muajin mars me titullin “Die verschleierte Gefahr” (Rreziku i mbuluar ose rreziku nën shami). Titulli i librit për botimin e të cilit ka shkruar edhe albinfo.ch vazhdon në variantin e tij të zgjatur “fuqia e nënave myslimane dhe dëliri i tolerancës i gjermanëve”. Ky libër tashmë është në listën e bestsellerëve (librave më të shitur) të Der Spiegel-it.
Në një intervistë të zgjeruar dhënë gazetës “SonntagsZeitung”, Zana Ramadani i bën një shkoqitje tezës kryesore të librit, asaj se “nënat myslimane janë fajtore për llastimin e djemve të tyre”. Kësaj here ajo e eksplikon edhe më shumë këtë qëndrim duke thënë troç: “duke i llastuar djemtë e tyre, duke i trajtuar si princër të vegjël, nënat myslimane i bëjnë ata të paaftë, dështakë, (“lluzera”, siç do të thuhej në zhargonin e Kosovës). Ata mësohen të mos u kërkohet asgjë dhe të mund të kërkojnë çdo gjë nga të tjerët. Ndërsa shoqëria perëndimore është shoqëri e bazuar në merita dhe në rezultate, përcjell albinfo.ch shkrimn e gazetës “SonntagsZeitung”. Për këtë arsye për ta janë të gjithë fajtorë: perëndimorët nga perspektiva e tyre janë racistë ndaj myslimanëve, mësueset dhe të gjithë të tjerët kanë faj.
E pyetur nëse ka kërcënime dhe a frikësohet prej tyre, Zana Ramadani pohon se merr shumë kërcënime: “Ata më quajnë lavire, më kërcënojnë me dhunim, me vrasje etj., ndërsa qëkur jam shtatzënë, edhe me nxjerrje të fëmijës nga trupi”. Dhe, natyrisht se ka frikë, e pranon ajo, por nuk e lejon frikën që ta bkllokojë.
Në intervistë ajo flet edhe për tolerimin që shoqëritë perëndimore, konkretisht ajo gjermane, sipas saj i ka bërë islamit politik në emër të lirisë së shprehjes. Sipas saj, shoqatat islame në Gjermani e gjetiu janë në fakt shoqata islamiste, duke nënkuptuar këtu islamin radiukal.
Zana Ramadani ka ardhur në Gjermani nga Maqedonia në moshën 7 vjeçare. Siç tregon ajo në intervistën e fundit, “ka pasur fat” që babai i saj ka qenë i shkolluar dhe ka synuar që fëmijëve t`ua sjellë një kulturë perëndimore. Ai është përpjekur të shkëputet nga shoqëria e shqiptarëve gjegjësisht myslimanëve, duke nxitur fëmijët të hapen më tepër ndaj shoqërisë gjermane. Ndërsa krejt e kundërt ka qenë nëna e Zanës, transmeton albinfo.ch. Ajo, sipas të intervistuarës, ka mbetur peng i edukimit patriarkal dhe islamik. Me orë të tëra ka qëndruar duke komunikuar me telefon me familjarët në vendlindje ndërkohë që e ka humbur shansin për t`u integruar në shoqërinë gjermane.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











