Shkurt.ch
Në Zvicër kërkohet zbutje e dënimeve për “raserët”
Komisioni për komunikacion, përmes një mocioni ka kërkuar që gjykatat të kenë më shumë hapësirë veprimi te rastet e dënimit të “raserëve” ose, me fjalë tjera, t`i ndëshkojnë ata më butë
Disa vite pasi që ashpërsimi i dënimit të “raserëve” (atyre që ngasin makinat me shpejtësi të palejuar) ishte bërë një si te thuash “detyrim kombëtar” në Zvicër, kanë filluar të dëgjohen zërat “e arsyes” lidhur me ndëshkimin e këtij delikti.
Së fundi kjo kërkesë është shqiptuar edhe në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, njofton srf.ch. Komisioni për komunikacion i kësaj dhome përmes një mocioni ka kërkuar që gjykatat të kenë më shumë hapësirë veprimi te rastet e dënimit të “raserëve” ose, me fjalë tjera, t`i ndëshkojnë ata më butë.
Sipas ligjit në fuqi, sot, dënimi minimal për një vepër të tillë është një vit burg, transmeton albinfo.ch. Ndërsa komisioni i përmendur kërkon që të hiqet ky dënim minimal. Duhet po ashtu të shkurtohet kohëzgjatja e dënimit me marrje të patentës së shoferit, mendon komisioni në fjalë.
Si vepër e dënueshme në këtë kontekst sot konsiderohet ngasja 70 kilometra në orë e makinës në zonën ku lejohet zhvillimi i shpejtësisë vetëm deri në 30 kilometra, përcjell albinfo.ch. Brenda vendbanimeve, “raser” konsiderohet ai që e nget veturën së paku 100 km në orë së paku 140 km në orë ndërsa në autostradë, ky kufi është 200 kilometra në orë.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










