Shkurt.ch
Në Zvicër, dy të vdekur nga pickimi i rriqrave!
214 persona kanë marrë ndezje truri, të shkaktuar nga pickimi i insektit në fjalë, dy nga të cilët madje kanë vdekur!
Vdekjet e shkaktuara nga rriqrat, në Kosovë (kryesisht në zonën e Malishevës dhe Klinës) konsiderohen si, jo vetëm të dhembshme por edhe të tepërta, anakronike në raport me shkallën në të cilën ka arritur mjekësia sot. Por, vdekje nga ky shkaktar ndodhkan edhe në Zvicër… Sivjet ka pasur këtu një shtim të madh të rasteve të të sëmurëve nga infektimi përmes rriqrave.
Në Zvicër nga fillimi i këtij viti janë regjistruar më shumë të sëmurë nga pickimet e rriqrave se në dhjetë vitet e fundit. Kështu, 214 persona kanë marrë ndezje truri, të shkaktuar nga pickimi i insektit në fjalë, shkruan gazeta “SonntagsZeitung”.
Ky shtim numri i të sëmurëve është shumë brengosës, ka thënë Daniel Koch, udhëheqës i repartit për Sëmundje ngjitëse (të transmetueshme) në Zyrën Federale për Shëndetësi, transmeton albinfo.ch. Ai supozon se ky numër rastesh do të rritet në vijim të këtij viti.
Deri tash në Zvicër kanë vdekur dy persona nga i ashtuquajturi “Meningoenzephalitisi” i verës së hershme (FMSE), që vihet në lidhje me pickimin nga rriqrat.
Zonat më të rrezikuara nga kjo sëmundje janë ato në Zvicrën Loindore dhe në Seeland, transmeton albinfo.ch. Deri më tash, Zvicra Perëndimore (frankofone) ka mbetur e kursyer nga FMSE, por së fundi janë regjistruar raste të reja në Kantonin Jura.
Rreziku nga rriqrat vjen, sipas Koch, për faktin se është një numër shumë i madh, rreth 60 për qind i qytetarëve të Zvicrës që nuk marrin vaksinën kundër FMSE edhe pse ajo ekziston dhe është e qasshme.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














