Futboll
Në Vjenë organizohet “Turneu i Nëntorit” në futboll
Për nder të festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar të Shqipërisë, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri organizon turneun tradicional të futbollit me titull “Turneu i Nëntorit”. Turneu i cili do të luhet në palestër, do të mbahet më 19.11.2023, në Vjenë, (në SCHULSCHIFF (DONAUINSELPLATZ 1210 WIEN – GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff), njofton albinfo.at.
Vaxhid Bislimi, përfaqësues i LSHFA-së për marrëdhënien me publikun, tregon për albinfo.at detaje rreth këtij turneu.
“Përgatitjet janë në fazën finale. Për shkak të numrit të kufizuar, në këtë turne është planifikuar të marrin pjesë 16 ekipe. Deri më tash pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 11 ekipe, por jemi në proces për ta plotësuar numrin e konsiderueshëm të ekipeve. Të 16-të ekipet do të ndahen në katër grupe. Dy ekipet e para vazhdojnë garat në fazën tjetër që do të luhet me sistemin e eliminimit. Skuadra fituese, vendi i dytë, i tretë dhe i katërt do të shpërblehen me kupa; do të shpallet lojtari më mirë dhe portieri më i mirë. Të gjitha ekipet do të përbëhen me futbollistë nga mërgata shqiptare që jetojnë në të gjitha landet dhe vendet në Austri”, ka thënë Vaxhid Bislimi.
Ndeshjet e para pritet të fillojnë në orën 9:30, prandaj organizatorët lusin të gjithë pjesëmarrësit që të jenë rreth orës 9:00 në sallën ku do të mbahet turneu!
Vaxhid Bislimi bëri me dije se, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri tradicionalisht organizon dy turne: një për festën e Pavarësisë së Kosovës, dhe një tjetër për Pavarësinë e Shqipërisë. Ky turne organizohet tash e 13 vjet me radhë.
Theksojmë se partner medial i këtij turneu është platforma shqiptare në Austri, albinfo.at.
Për më shumë: https://ligashqiptare.eu/
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












