Tematike
Në vitin 2020, 10% më shumë të vdekur se më 2019: Ky është “bilanci” i koronës
Në vitin 2020 në Zvicër kishte 8.6 vdekje për 1000 banorë. Në dhjetë vitet e mëparshme (2010 deri në 2019) kjo normë ishte mesatarisht 7.9
Në Zvicër, vitin e kaluar kanë vdekur midis 74,500 dhe 75,500 njerëz persona. Kjo shifër ishte për 10 për qind më e lartë se në vitin e kaluar, tregojnë numrat provizorë nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) që i ka botuar sot gazeta “SonntagsBlick” dhe është marrë edhe nga gazetat dje mediat tjera zvicerane.
Sigurisht që pandemia e koronavirusit ka lënë gjurmët e saj në këtë drejtim pasi një pjesë e konsiderueshme e rritjes së numrit të vdekjeve ka ndodhur për shkak të sëmundjes së mushkërive Covid-19.
Zyra Federale për statiistikë (BFS) publikon vazhdimisht numrat e vdekjeve në Zvicër, të ndarë sipas javës kalendarike, kantonit dhe moshës, por, pavarësisht nga shkaktari i vdekjes.
Numri i vdekjeve të regjistruara në vitin 2020 paraqet numrin më të lartë që nga gripi spanjoll në vitin 1918, transmeton albinfo.ch.
Sigurisht, marrë parasysh popullatën, e cila gjatë 100 vjetëve të fundit është rritur më shumë se dyfish, (nga 3.9 milionë në 8.7 milionë), numri i vdekjeve nga gripi spanjoll, në mënyrë proporcionale ka qenë dukshëm më i lartë.
Veç kësaj, ai ka prekur më shumë moshat nga 20 deri 40 vjeçare, ndryshe nga korona, që shkakton vdekjen e kryesisht të moshuarve mbi 80 vjeç.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka numëruar 7583 viktima nga Covid-i deri më tani. Nëse këta njerëz kanë vdekur me Covid-19 ose nga Covid-19 është temë e një debati të ashpër.
Ky debat u ndez përsëri pak ditë më parë pasi një 29-vjeçar u shfaq në statistikat e vdekjes në lidhje me koronavirusin.
Në vitin 2020 në Zvicër kishte 8.6 vdekje për 1000 banorë. Në dhjetë vitet e mëparshme (2010 deri në 2019) kjo normë ishte mesatarisht 7.9, përcjell albinfo.ch. Një përjashtim deri më tani ishte viti 2015, me 8.1 vdekje për 1000 banorë.
Ata që nënçmojnë rrezikun e pandemisë humbin argumentin e tyre më të rëndësishëm kur përballen me numrin e vdekjeve “të tepërta” të dëshmuar tashmë edhe statistikisht, transmeton albinfo.ch.
Pietro Vernazza, mjeku kryesor për sëmundjet infektive në Spitalin Kantonal të St. Gallenit, ka qenë njëri nga kritikët e masave të pandemisë. Ai, lidhur me këtë thotë: “Unë kisha nënvlerësuar intensitetin e valës së dytë. Ndërsa gjithashtu kam pritur që efektiviteti i masave të ishte më i lartë “.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci















