Integrimi
Në tregun gjerman të punës shqiptarët janë më të diskriminuar, spanjollët më të vlerësuarit
Aplikuesit për punë më të diskriminuar në tregun gjerman janë ata me rrënjë shqiptare. Spanjollët në anën tjetër janë më të vlerësuar sesa edhe vetë gjermanët, shkruan në raportin e Qendrës Shkencore për Studime Sociale në Berlin (WZB). Raporti është publikuar të martën, informon albinfo.ch.
Studimi ka analizuar 6000 aplikues fiktivë me prejardhje të ndryshme mes viteve 2014 dhe 2016, shkruan albinfo.ch. Shumica aplikonin për punë si kuzhinier, mekaniçar ose shitës. Studimi përveç origjinën e prindërve ka marrë parasysh edhe përkatësinë fetare.
Në kohën kur personat vendas merrnin 60 përqind të përgjigjeve pozitive, ata me prindër emigrantë kishin 51 përqind përgjigje pozitive – me të njëjtin kualifikim.
Njerëzit me rrënjë nga Afrika dhe vendet muslimane diskriminoheshin edhe më tepër. Si shembull, aplikuesit me origjinë shqiptare merrnin ftesë në intervistë ose ndonjë telefonatë të dytë për pyetje shtesë vetëm 41 përqind. Ngjashëm negativisht trajtoheshin edhe aplikuesit pakistanezë, domenikanë, etiopianët dhe marokenët.
Diçka kurioze ishte se aplikuesit me emra spanjollë si Alvaro ose Alma Martínez merrnin 73 përqind të përgjigjeve pozitive në pranimin e punës. Në vendin e dytë qëndronin japonezët, më pas polakët dhe zviceranët. Gjermanët qëndronin në vend të pestë.
Pra siç përfunduan studiuesit, punëdhënësit më shumë ishin të interesuar në vlerat dhe kulturat e punëkërkuesit, sesa dallimet e shkollimit.
Studiuesit e përmbyllën analizën se në kohët e ndryshimeve demografike është me interes që të ketë konkurrencë të lirë dhe shansë të barabarta për të gjithë punëkërkuesit – pavarësisht se çfarë emri kanë ose nga ku kanë emigruar prindërit e tyre.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










